Një person është gjobitur nga policia për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë, me ç’rast i njëjti ka vozitur dyfish më shumë se shpejtësia e lejuar.
Si pasojë, siç njofton policia, i dyshuari është gjobitur me 300 euro gjobë dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit.
“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë!
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 159 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Fol Drejt.