Sipas raportimeve, pesë vjet më parë, për të respektuar standardet evropiane, Këshilli i Shtetit, i cili vepron si këshilltar ligjor i ekzekutivit dhe i Gjykatës së Lartë për drejtësinë administrative, urdhëroi qeverinë të reduktojë nivelet e dioksidit të azotit dhe grimcave të imta. në disa dhjetëra zona.
Gjykata më e lartë administrative e Francës urdhëroi sot shtetin të paguajë dy gjoba të reja prej 10 milionë euro secila, të dyja për mospërmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet kryesore të vendit.
Sanksionet vijnë pas gjobës së parë prej 10 milionë euro në vitin 2021, raporton Reuters.