Drama për hyrjen e teniserit Novak Gjokoviq në Australi po vazhdon.
Tenisti serb ka udhëtuar drejt Australisë për të marrë pjesë në turneun Australia Open.
Në aplikimin e tij për vizë është bërë një gabim, prandaj Gjokoviq po merret në pyetje aktualisht nga doganierët në aeroportin e Melburnit.
Disa media australiane shkojnë edhe më tej duke shkruar se teniseri më i mirë në botë mund të përfundojë në paraburgim.
“Një burim na tha se Gjokoviq mund të dërgohet në paraburgimin e emigracionit ”, shkruan “Herald Sun”