Këngëtari shqiptar ka arritur edhe një tjetër sukses me Zvicrën në arenën evropiane
Gjon Muharremaj, këngëtari shqiptar ka arritur edhe një sukses, duke e kualifikuar Zvicrën në finalen e “Eurovisionit gjerman”.
“Répondez-moi” është kënga e tij është balada e tij që i ka bërë të gjithë për vete. Me këtë këngë, ai kualifikoi Zvicrën në Eurovision, por që nuk është mbajtur për shkak të pandemisë Covid-19,
Sidoqoftë, kënga e tij është zgjedhur në top-10 dhe u kualifikua në finale, që do të zhvillohen të shtunën e ardhshme dhe do të transmetohet në ARD.
Ky është edhe një tjetër për 21-vjeçarin shqiptar. Ai ka lindur në Zvicër, derisa ka prejardhje shqiptare. Babai i tij është nga Kosova, kurse nëna nga Tirana.
Top-10 finalistët janë: Zvicra, Bullgaria, Danimarka, Lituania, Italia, Rusia, Malta, Islanda Suedia dhe Azerbajxhani.