Në Pejë, gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast.
Fol Drejt kupton se autobusi i klubit të basketbollit Prishtina, është goditur me mjete të forta.
Policia e Kosovës në raportin e dhënë thekson:
“Raportohet se persona të panjohur kanë hedhur gjësende të forta (gurë) në drejtim të autobusit, me lojtarët e klubit të basketbollit Prishtina. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shoferi dhe një zyrtar i stafit të KB Prishtina, viktimat meshkuj kosovarë dhe është dëmtuar autobusi. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”/FolDrejt/