Dy persona janë arrestuar, pasi njëri prej tyre pas një konfrontimi fizik ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave në Prishtinë, thuhet në raportin e policisë.
Lëndime kanë pësuar një nga viktimat dhe një nga të dyshuarit, me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.
” Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë”.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti në proces hetimor.