Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit M 57, cal-7.62 mm dhe 26 gëzhoja kalibër i njëjtë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.