Një person ka përfunduar i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë, në një nga rrugët e Prishtinës.
Dje, rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.
Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, shkruan Policia e Kosovës në raport.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./FolDrejt/