BBC shkruan se tre persona janë raportuar të vdekur, ndërsa një është plagosur, në një “gjueti në njerëz”, e cila nuk dihet se nga kush është kryer, shkruan Fol Drejt.
Të shtënat ndodhën të enjten në mëngjes me kohën lokale në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet.
Policia e Queensland ka mbyllur një zonë përreth pronës ndërsa po kërkon për “vrasësin ose vrasësit”.
Burri i cili lajmëroi për masakrën, ishte i plagosur rëndë dhe kishte udhëtuar “shumë e shumë kilometra” për ta njoftuar policinë.
Burri kishte pësuar një plagë me armë zjarri në bark, ndaj u dërgua në një spital në qytetin Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.
“Ne jemi në një fazë shumë, shumë të hershme të këtij hetimi,” thanë autoritetet për mediat.
“Nuk e dimë kush është përgjegjës!”.
Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, tha Supt Armitt, zëdhënës i policisë./FolDrejt/