Shtatë vjet pasi Shqipëria ndaloi gjuetinë, grupet e mbrojtjes së botës së egër thonë se praktika mbetet e përhapur dhe se autoritetet po mbyllin sytë nga shkeljet e pacipa të ligjit, shkruan BIRN, përcjell FolDrejt.com.
Që kur ndalimi u fut në fuqi në 2014, policia i tha BIRN se ata u kanë përcjellë prokurorëve më shumë se 260 raste të gjuetisë së paligjshme. Aktivistët thonë se shkalla e vërtetë e problemit është edhe më e madhe. /FolDrejt.com/