12 përqind e banorëve të Kantonit St.Gallen nuk mendojnë në gjuhën gjermane ose dialektin gjerman të Zvicrës. Ata zotërojnë një gjuhë tjetër po aq mirë sa gjuhën gjermane. Kjo përqindje është më e lartë në qytetin St.Gallen dhe Werdenberg me mbi 14 përqind, shkruan tagblatt.ch.
Kur jemi te gjuhë e huaj më e folur, vendin e parë e zë gjuha shqipe. Plot 19 mijë banorë 4.6 përqind thonë se gjuha shqipe vlen si gjuha e parë e tyre. Kryesisht shqiptarët më shumë janë të dendur në Wil dhe Rheintal. Më pas vijnë gjuhët sllave (kroatisht dhe serbisht) me 18900 folës ose 4.5 përqind.
Në vendin e tretë është italishtja me 15000 banorë ose 3.6 përqind. Italishtfolësit kryesisht jetojnë në Rorschach dhe See-Gaster. Më pas vijnë gjuhët tjera si anglisht, spanjollisht, portugalisht dhe frengjisht.
Si erdhën shqiptarët në St.Gallen (Zvicër)?
Shumica e shqiptarëve kanë emigruar drejt Zvicrës gjatë viteve 80-ta të shekullit të kaluar kur Zvicra nënshkroi një marrëveshje me Jugosllavinë për të pranuar punëtorë nga ky vend. Atëkohë shumë jugosllave u larguan për një jetë më të mirë drejt vendit helvet. Shumica e tyre kishin etni shqiptare.
Përndryshe në Wil shumica e shqiptarëve janë nga Maqedonia, kurse Rheintal banohet më shumë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës./Foldrejt.com