Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se gjuha e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në njëfarë mënyre emitoi fjalët e kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është shqetësuese dhe bullizuese.
“Për mua ka qenë shumë shqetësuese gjuha e kryeministrit Kurti, e cila ishte bullizuese në raport me udhëheqjen e SBAShK-ut. Ghuha bullizuese e Kurtit ndaj Rrahman Jasharit është vazhdim i gjuhës bullizuese që është përdorur ndaj tij”, ka thënë Paçarizi.
Paçarizi tha se kjo gjuhë e kryeministrit është vazhdimësi e diskursit të tij.
“Është vazhdimësi e diskurstit të zotit Kurti, i cili kur nuk ka argumente, e nxjerrë njëfarë gjuhe infantile me stërkeqje fonetike të fjalëve, për me i sulmu kundërshtarët”, shtoi Paçarizi./KlanKosova/