Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është shprehur i gëzuar për hyrjen e gjuhës shqipe si lëndë në Univeristetin e Harvardit.
Për këtë ai shkroi edhe në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ai në postim postoi edhe poezinë e Naim Frashërit, Gjuha shqipe, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tanimë do të jetë edhe lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e d’lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
Ç’e bukur edh’e lirë,
Si gjuhë Perëndije!
Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,
Që bie qytetërinë,
Gasthin’ e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.
*GJUHA SHQIPE – Naim Frashëri”/FolDrejt/