Presidenti aktual i Malit të Zi dhe kandidat për president të DPS-së, Milo Gjukanoviq, tha se ka komunikim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por se komunikimi nuk është aq intensiv sa më parë, për shkak, siç pretendon ai, për ndryshimin e kursit politik të Serbisë.
Gjukanoviq beson se tek ai “nuk mund të gjesh antiserbizëm”.
“Një pjesë e familjes sime të gjerë jeton në Beograd dhe miqtë e mi. Ne do të jemi kundër politikës së Serbisë së Madhe, por miq të Serbisë”, tha Gjukanoviq në një intervistë për Kanalin Parlamentar, siç raporton RTCG./FolDrejt/