Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka humbur rreth një të tretën e votave në pesë vjet, sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të djeshme, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Dje, në raundin e parë të zgjedhjeve, Gjukanoviq mori 123 mijë vota ose 35.3 për qind.
Në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2018, Gjukanoviq fitoi më shumë se 180,000 vota tashmë në raundin e parë (53.9 për qind).
Gjukanoviq ka fituar gjithmonë në raundin e parë. Kësaj radhe, ndonëse ka fituar më së shumti vota individualisht, do të shkojë në raundin e dytë ku kundërshtar do të jetë Jakov Milatoviq, një nga themeluesit e lëvizjes Evropa Tani, i cili dje mori 29.2 për qind të votave.
Ndonëse Gjukanoviq mori më shumë vota në raundin e parë, Milatoviq ka më shumë shanse në raundin e dytë. Domethënë, ai do të ketë mbështetjen e partive pro-serbe, kandidatët e të cilëve u mundën dje.
Andrija Mandiq (DF), i cili mori 19 për qind të votave, menjëherë u bëri thirrje të gjithë votuesve të asaj partie që ta mbështesin Milatoviqin.
Në anën e tij mund të jenë votuesit e Alekse Beçiqit (demokrat), i cili mori rreth 11 për qind të votave.
Ndaj Gjukanoviqit do ta ketë të vështirë të mbrojë pozicionin e tij. /FolDrejt/