Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq është shprehur se partia e tij do të mbështesë një qeveri të pakicës të propozuar nga Dritan Abazoviq si e vetmja garanci për të mbrojtur vendin nga nacionalizmi serb.
Në një intervistë për Deutche Welle, Gjukanoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se ‘do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh’, përcjell Klankosova.tv.
”Qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”, tha ai.