Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Marko Gjuriq, tha se mënyra se si po mbahen zgjedhjet lokale sot në stacionet policore në veri të Kosovës, paraqet një kthim prapa në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe “një ofendim demokracisë”, shkuajnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
Gjuriq ka shkruar në Twitter se “asnjë kërkesë legjitime e komunitetit serb në bazë të marrëveshjes nuk është përmbushur” dhe se pozita e serbëve të Kosovës është duke u përkeqësuar vazhdimisht për një vit e gjysmë.
Qeveria e Kosovës, sipas tij, po “tall” bashkësinë ndërkombëtare, duke anuluar marrëveshjet e arritura me lëvizje të njëanshme në terren.
“Është e çuditshme të shohësh Kryeministrin Kurti duke i ndjekur gjurmët e Slobodan Millosheviqit”, ka shkruar Gjuriq.
Ambasadori i Serbisë në Uashington theksoi se duhet një mënyrë krejtësisht tjetër e të menduarit në mënyrë që rezultatet të jenë të tjera.
Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat kanë marrë pjesë pak serbë./FolDrejt/