Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur për rëndësinë e Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës.
Testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të jetë anulimi i masës së reciprocitetit me Serbinë gjatë javës që vjen.
Kështu i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.
“Duhet të presim dhe të shohim nëse vendimi i parë i Qeverisë Hoti do të jetë heqja e reciprocitetit”, deklaroi ai.
“Lista Serbe është ajo nga e cila varet kjo Qeveri dhe pres që të jenë në pozitë të mirë”, u shpreh Gjuriq.
Ndërkaq, lajmin për ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e ka cilësuar përpjekje për përzierje nga jashtë në procesin zgjedhor të Serbisë.