Të shtunën, Gjykata Administrative në Paris anuloi dekretin për ndalimin e tubimeve të natës dhe trupi gjykues sqaroi se dekreti përmbante një “sulm të paligjshëm ndaj lirisë së shprehjes” dhe se ai “nuk ishte i nevojshëm dhe as i përshtatshëm për të ruajtur rendin dhe paqen publike”.
Në tekst thuhet se kjo është “një fitore për avokatët, aktivistët e ndryshëm dhe luftëtarët e të drejtave të njeriut” të cilët dënuan ndalimin, i cili dyshohet se u miratua fshehurazi nga policia e Parisit për të parandaluar tubimet e natës, raportoi “Mond”.
Gjykata Administrative në detyrë e Parisit pezulloi nga 31 marsi vendimin e policisë, i cili ndalonte tubimet dhe demonstratat në disa pjesë të Parisit nga ora 17:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit./FolDrejt/