Gjykata amerikane e Apelit në Atlanta anuloi emërimin e gjyqtarit të një arbitri të pavarur për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara nga FBI nga shtëpia e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida dhe lejoi që të gjitha të dhënat të përdoren në hetimin penal kundër tij.
Kolegji prej tre gjyqtarësh, i cili vendosi në favor të Departamentit të Drejtësisë, gjithashtu anuloi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u mohuar hetuesve aksesin në shumicën e dokumenteve të sekuestruara, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.
Gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së sekuestruan rreth 11,000 dokumente, duke përfshirë rreth 100 të shënuara “konfidenciale”./FolDrejt/