Një gjykatë britanike ka lëshuar një urdhër zyrtar për ekstradimin në SHBA të bashkë-themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, për t’u përballur me akuzat për spiunazh.
Krye-magjistrati Paul Goldspring miratoi ekstradimin pas një seance të shkurtër, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vendimi përfundimtar për ekstradim do të merret muajin e ardhshëm nga sekretarja e brendshme, Priti Patel, vendim të cilin Assange do të mund ta apelojë në Gjykatën e Lartë nëse ajo e miraton vendimin e ekstradimit.
Avokatët e Assange-s do të paraqiten tek Patel për ta bindur atë kundër një ekstradimi të tillë.
Nëse ekstradohet në SHBA, Assange do të përballet me 18 akuza për pirateri të kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe për shkelje të ligjit të spiunazhit, si dhe me një dënim të mundshëm me vit burg. Ai mund të përballet me një dënim deri në 175 vjet burg.
Në vitin 2019, 50-vjeçari u tërhoq zvarrë nga ndërtesa e ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku strehohej më shumë se shtatë vjet.
Policia britanike e arrestoi atë për shkeljen e lirimit me kusht në vitin 2012 dhe në emër të SHBA-së për shkak të një urdhër ekstradimi.
Para Gjykatës së Magjistratit të Westminster-it dhjetëra mbështetës kërkuan lirimin e menjëhershëm të Assange-s./FolDrejt/