Gjykata e Bashkimit Evropian konfirmoi sot sanksionet e vendosura ndaj miliarderit rus Roman Abramovich pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022, BE vendosi sanksione ndaj shumë zyrtarëve dhe biznesmenëve rusë, përfshirë Abramovich, dhe ngriu asetet ruse me vlerë qindra miliarda dollarë.
“Gjykata e Përgjithshme hedh poshtë padinë e Abramovich duke konfirmuar masat kufizuese të marra kundër tij”, tha gjykata më e lartë e BE-së në vendimin e saj, siç raportohet nga Reuters, përcjell Fol Drejt.