Gjykata Ndërkombëtare Penale, do të nis hetimet ndaj Rusisë për krimet e dyshuara në Ukrainë.
Kjo u bë e ditur nga prokurori Karim Khan.
Khan tha se ekziston një bazë e arsyeshme për këtë, shkruan CNN përcjell Klankosova.tv
“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë”.
“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”.
Gjatë ditës së djeshme Ukraina e ka paditur Rusinë për krime të luftës.