Gjykata e Lartë e Indisë ka pezulluar prishjen e më shumë se 4,000 shtëpive që dyshohet se po cenonin tokën që i përkiste hekurudhave në qytetin Haldwani në Uttarakhand, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Nuk mund të ketë çrrënjosje të 50,000 njerëzve brenda natës. Duhet të ketë ndarje të njerëzve që nuk kanë të drejtë mbi tokën dhe nevojën për rehabilitim duke njohur nevojën e hekurudhave, “tha gjykata e lartë në urdhrin e saj të enjten.
Më 20 dhjetor, një urdhër i miratuar nga gjykata e lartë e shtetit verior shpalli 4,365 shtëpi ngjitur me linjën hekurudhore në koloninë Banbhulpura të Haldwani-t si “të paligjshme” dhe për këtë arsye për t’u prishur.
Gjykata e Lartë ka kërkuar përgjigje nga Hekurudhat Indiane dhe qeveria e Uttarakhand dhe më pas do ta dëgjojë çështjen më 7 shkurt./FolDrejt/