Gjykata e Lartë e SHBA-së sot refuzoi të vendosë menjëherë mbi pretendimin e ish-presidentit Donald Trump se ai nuk mund të ndiqet penalisht për përpjekjen për të anuluar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, duke lejuar një gjykatë më të ulët të vazhdojë të dëgjojë çështjen.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, duke vendosur të refuzojnë kërkesën e prokurorit special Jack Smith dhe duke e kthyer vendimin në një gjykatë më të ulët të apelit, nuk e përshpejtuan vendimin përfundimtar për imunitetin e Trump para gjyqit të tij, të planifikuar për në mars, shkruan Reuters.
Prokurori Jack Smith më parë u bëri thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të SHBA që të shqyrtojnë dhe të marrin një vendim “përfundimtar” për mbrojtjen e Donald Trump nën “imunitetin presidencial”, më pak se 24 orë pasi avokatët e Trump kërkuan që gjykata të refuzojë një shqyrtim të përshpejtuar të mbrojtjen e tij.