Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel kundër paraburgimit nga gazetari amerikan Evan Gershkovich, i cili u arrestua me akuza për spiunazh në mars, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Në seancën dëgjimore në kryeqytetin rus, gjykata e qytetit të Moskës hodhi poshtë kërkesën e Gershkovich për t’u liruar nga burgu në pritje të gjykimit.
Ambasadorja e SHBA Lynne Tracy, e cila ishte e pranishme në seancë, u tha gazetarëve se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” nga vendimi.
Trejsi tha se Rusia ka refuzuar tre herë kërkesat e Ambasadës së SHBA për qasje konsullore tek Gershkovish, të cilin ajo e vizitoi herën e fundit në prill.
Gershkovich, i cili punonte si reporter në zyrën e Wall Street Journal në Moskë, u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë në qytetin e Yekaterinburg.
Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Gershkovich, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që e cilësoi atë si “të arrestuar gabimisht”.
Autoritetet ruse, megjithatë, thonë se Gershkovich u kap “në flagrancë” dhe çështja e tij do të trajtohet sipas ligjit.
Moska thotë se kërkesat për qasje konsullore u refuzuan si përgjigje ndaj gazetarëve rusë që nuk morën viza amerikane për të udhëtuar me ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov në OKB në Nju Jork në prill. /FolDrejt/