Gjykata Evropiane e Drejtësisë anuloi sot vendimin e Komisionit Evropian (KE) për rikapitalizimin e linjës ajrore Lufthansa nga Gjermania.
Në shpjegimin e aktgjykimit thuhet se KE ka bërë gabime të ndryshme me rastin e marrjes së vendimit të mëparshëm, me të cilin ka aprovuar rikapitalizimin e përmendur, përcjell Fol Drejt.
Sipas mendimit të gjykatës, KE pretendoi në mënyrë të pabazuar se Lufthansa nuk mund të gjente burime financiare në treg që do të plotësonin nevojat e saj, raporton ANSA./FolDrejt/