Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përkrahur Republikën Çeke në kërkesën për vaksinim të detyrueshëm të fëmijëve të nivelit parashkollor.
Ky rast është shqyrtuar pas kërkesës së familjeve, të cilat janë gjobitur, meqë fëmijët e tyre nuk janë pranuar nëpër shkolla sepse nuk kanë qenë të vaksinuar.
Gjykata ka vendosur se ndonëse politika çeke ndërhyn në të drejtën për jetë private, ekziston nevoja e mbrojtjes së shëndetit publik.
Megjithatë, çështja e vaksinimeve rutinore të fëmijëve ka fituar shumë vëmendje për shkak të COVID-19.
Sipas rregullit çek, prindërit janë të obliguar të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër një numri sëmundjesh, përveç nëse nuk është e mundur për shkak të arsyeve shëndetësore.
Megjithatë, vaksinat nuk mund të jepen me forcë dhe fëmijët e pavaksinuar nuk mund të përjashtohen në këtë bazë, kur të arrijnë moshën për klasë të parë.
Republika Çeke nuk është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që zbaton masën e vaksinimeve të detyrueshme të fëmijëve.
Franca dhe Italia po ashtu kanë ndryshuar rregullat për vaksinim, pas shpërthimeve të fruthit në vitet e fundit.