Ai tha se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka përvetësuar idenë.
“Ministrja e Drejtësisë paska thënë sot se në debate televizive ka pasur hezitime për krijimin e Gjykatës Komerciale. Nuk e di për kënd e ka fjalën, por e di që Gjykata Komerciale ishte propozim i Kryetarit të PDK-se Kadri Veseli, në vitin 2019, dhe atëherë kishte filluar puna për krijimin e saj” – tha Gruda.
Gruda theksoi se Haxhiu pot ë shikojë me kujdes brenda partisë së saj mund të gjejë kundërshtarët e kësaj gjykate.
I pari Departamentit të Drejtësisë në PDK tha se kjo nukështë hera e parë që ministrja i përvetëson punët që i kryejnë të tjerët.
“Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ajo përvetëson punët që i kanë bërë të tjerët”, theksoi ai.