Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P. dhe B.P. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale sulmi seksual.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media Gjykata, shkruan lajmi.net.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.