Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim Khan denoncoi një propozim të Bashkimit Evropian për të krijuar një gjykatë të posaçme për të ndjekur penalisht krimet e luftës ruse, duke thënë se gjykata e tij mund të merret në mënyrë efektive me krimet e luftës, transmeton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“BE e ka keqinterpretuar ligjin,” u tha Karim Khan gazetarëve.
ICC me bazë në Hagë nisi një hetim për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit, aktin e pushtimit të një vendi tjetër, sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, traktatit që krijoi gjykatën.
Khan ka pranuar se GJNP nuk mund ta ndiqte penalisht Putinin për krimin e agresionit, por figurat e rangut të lartë mund të gjykohen për krime lufte ose gjenocid.
“Ne duhet të shmangim fragmentimin dhe në vend të kësaj të punojmë për bashkëveprim,” tha Khan në takimin vjetor të organit mbikëqyrës të ICC. /FolDrejt/