Gjykata Ndërkombëtare Penale do të kërkojë para shtesë për të hetuar krimet ruse të luftës në Ukrainë. Kështu shkruan The Guardian, përcjell Fol Drejt.
Karim Khan, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, do të bëjë një kërkesë të tillë të hënën në një konferencë në Londër të bashkëorganizuar nga Mbretëria e Bahkuar dhe qeveria holandeze, që synon të mbledhë para për të financuar punën hetuese të krimeve të luftës të ICC brenda Ukrainës.
Buxheti i ICC-së nuk është rritur edhe pse ka 40 hetues që punojnë brenda Ukrainës.
Më shumë se 40 vende po marrin pjesë në konferencën e organizuar nga zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, dhe ministri holandez për drejtësi dhe siguri, Dilan Yeşilgöz-Zegerius. Mbretëria e Bashkuar po siguron një fond shtesë prej 395,000 funtesh për të financuar punën e ICC.
Denys Maliuska, ministri i drejtësisë i Ukrainës dhe Andriy Kostin, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës do të marrin pjesë.
Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova. Ata dyshohen për krime lufte – deportim dhe zhvendosje të paligjshme të popullsisë, përfshirë fëmijët, nga territori i okupuar përkohësisht i Ukrainës. /FolDrejt/