Një gjykatë në Bjellorusi dënoi të premten fituesin e çmimit Nobel për Paqe, Aljes Bjaljacki me 10 vjet burg.
Bjaljacki, një aktivist pro-demokracisë dhe themelues i organizatës për të drejtat e njeriut Viasna (Pranvera), e cila ofroi ndihmë ligjore dhe financiare për protestuesit gjatë valës së trazirave të vitit 2020 në Bjellorusi, u dënua për financim të protestave dhe evazion fiskal, përcjell Fol Drejt.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka rreth 1,500 të burgosur politikë në Bjellorusi, shumë të arrestuar pas një shtypjeje të protestave në vitin 2020, e cila shpërtheu pasi Alexander Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet që Perëndimi dhe opozita bjelloruse tha se ishin të manipuluara.
Bjaljacki fitoi Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë, duke e ndarë atë me shoqatën ruse të të drejtave Memorial dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile, por u arrestua në vitin 2021 me dy bashkëpunëtorë të tjerë nga Viasna. Që atëherë ai është në burg dhe konsiderohet i burgosur politik./FolDrejt/