Gjykata ruse gjobiti gjithashtu kompaninë Google me katër miliardë rubla, pra me rreth 42.86 milionë euro, për mospagimin e gjobës së mëparshme të urdhëruar nga Shërbimi Federal Antimonopoly (FAS) i Rusisë.
Në deklaratën e sotme të FAS thuhet se gjoba e mëparshme e Google nuk është paguar brenda afatit të caktuar prej 60 ditësh dhe për këtë arsye gjykata në Moskë dyfishoi gjobën e mëparshme, raporton TAS S.
FAS më parë e gjobiti Google me dy miliardë rubla për shkeljen e rregullave për përmbajtjen e lejuar në internet, të miratuara në shkurt 2022./FolDrejt/