Ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kjo është bërë e ditur në një vendim tjetër të publikuar së fundit nga Dhomat e Specializuara.
Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës në rastin e Kadri Veselit, thuhet se arsyet të cilat ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, ende nuk kanë pushuar.
E për mbajtjen në paraburgim nuk është marrë parasysh fare garancia e ofruar nga Policia e Kosovës, se i përmbahet secilës masë të përcaktuar nga Dhomat e Specializuara.
Tutje përmendet rreziku i ikjes, ndikimit në dëshimtarë, shkatërrimi i provave dhe pengimi i procedurave, si disa nga arsyet tjera që ky vendim mbetet valid.
Me këtë rast, mbrojtja është urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 29 gusht.
Ndërkaq, kundërpërgjigjet, prokuroria mund t’i dërgojë deri më 6 shtator./KlanKosova/