Seanca e paralajmëruar për sot ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale është shtyrë për të mërkurën.
“Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa ajo e planifikuar për nesër (27 shkurt) është anuluar. Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të rinis të mërkurën, më 28 shkurt, në ora 09:00”, thuhet në një njoftim të së hënës nga kjo gjykatë.
Po të hënën dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët e ka nisur dëshmitari i 47 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W02749.
Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe në përmbledhjen e lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, pretendohet se në qershor të 1999 ai ishte rrëmbyer dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së.