Gjykata Speciale ka vazhduar sot seancën gjyqësore në lidhje me gjykimin e Salih Mustafës.
Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta, përcjell Fol Drejt.
Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehen me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.
Po ashtu, viktimat jo të drejtpërdrejta – 5, 6 dhe 12 do të dëmshpërblehen me nga 10 mijë euro, ndërsa viktima 11 me 5 mijë euro. Viktima 13 do të dëmshpërblehet me 2 mijë euro.
Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim më 16 dhjetor 2022./FolDrejt/