Gjykata turke ka dënuar gjashtë turqit të cilët i arrestuan vitin e kaluar në Kosovë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat turke. Ata kanë marrë dënime nga 16.5 vjet deri në 28.5 vjet burg.
Ata ishin figura të larta të lëvizjes FETÖ, të shpallura terroriste nga ana e Turqisë. Gjashtë të arrestuarit ishin Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Hashim Thaçi njëherë është shprehur se terroristët e Turqisë janë terroristë edhe në Kosovë./Foldrejt.com