Ndodh shpesh që Gjykatat helvete nuk janë bujare me faktet dhe ligjet, por ndodh ndonjëherë që “të drejtat njerëzore” triumfojnë ndaj “ligjeve të shkruara”.
Ky rast është vërejtur me Gjykatën Federale e cila e rrëzoi vendimin e Gjykatës Kantoniale të Lucernit, e cila kishte nxjerrë një vendim për dëbim nga Zvicra të një shqiptari nga Kosova që ishte marrë me tregti droge. Mirëpo, për shkak se personi në fjalë është i sëmurë nga kanceri, Gjykata Federale ka rrëzuar gjykimin në fjalë, shkruan Luzerner Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Shqiptari i moshës rreth 55 vjeçare ishte marrë me allishverish droge dhe përkëtë ishte dënuar me 3.5 vjet heqje lirie, e mjaftueshme për t’u dëbuar nga vendi.
Pas vendimit të vitit 2015, kosovari kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale, por pa sukses. Por,në përpjekjen e dytë, ankesa funksionoi. Gjyqtarët në Lozanë rrëzuan vendimin e kolegëve të tyre të Lucerni. Arsyeja është: sëmundja me kancer e personit të dënuar
Babai i pesë fëmijëve nuk mund të trajtohet siç duhet në Kosovë, ku shëndetësia është më e dobët sesa në Zvicër. Në përputhje me rrethanat, gjykatat tjera duhet të marrin përsipër edhe shpenzimet administrative dhe të dëmshpërblejë babain e pesë fëmijëve me 2500 franga./Foldrejt.com