Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hapur një tender shumë interesant, vlera e të cilit parashihet të jetë 51 mijë euro.
Tenderi “Shërbime me pije joalkoolike dhe pije të nxehta për stafin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, pritet t’i kushtojë kësaj gjykate rreth 51 mijë euro.
Operatori ekonomik do të marrë parasysh çmimet më të favorshme ekonomike, por në total është paraparë shpenzimi prej 51 mijë eurosh, raporton Demokracia.com.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në Prokurim, tenderi është hapur për kafe, pije të ndryshme, ujë mineral dhe natyral.
“1.Kafe aparati (makiato e madhe dhe vogël, capuchino, bambi 2dcl dhe Kafe express), 57000 2.Nes café classic dhe vanilë -7500 3.Filtër – çaji – 2 dcl. (minimum 5 lloje), 420400 4. Pije në kënaqe 330 ml. (coca cola , fanta, sprite, schwepps biter limon dhe tonik etj), 18000 5. Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, rrushit, etj), 15000 6. Ujë natyral dhe mineral paketim qelqi 0.25 litër, 9000 9. Ujë natyral dhe mineral paketim nga plastika 0.5 litër,15072”, thuhet në kontratën e publikuar në Prokurim Publik.
Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 36 muaj.
Gjykata Kushtetuese ka paraparë edhe afatet kohore për procedim të këtij tenderi.
Afati i fundit për pranim të aplikacioneve është 2 mars 2020. /Demokracia.com/