Dy vëllezër binjakë në Italinë veriore janë akuzuar nga drejtësia për qindra delikte dhe vjedhje. Por gjatë procesit ata janë shpallur të lirë për herën e tretë. Arsyeja: Gjykatësi nuk mund të caktonte konkretisht se cili nga vëllezërit kishte marrë pjesë në vjedhje – pasi bëhej fjalë për vëllezër binjakë dhe tepër të ngjashëm.
“Dy vëllezërit 34 vjeçarë nga qyteti i Lombarsdisë Mantua, ishin aq identikë saqë edhe gjurmët e gjetura të ADN-së nuk mund të përcaktonin qartë se për cilin bëhej fjalë,” shkruan media italiane “La Repubblica”, përcjell foldrejt.com.
Akuza e fundit për vëllezërit ishte vjedhja në një villë në Verona ku pronari mbeti i plagosur. Por Gjykata i liroi të mërkurën të dy vëllezërit.
“Për të analizuar përimtësisht ADN-në kushton shtrenjtë. Për këto raste nuk kryhen analiza komplekse në laboratoret e specializuara,” tha zëdhënësi policor./Foldrejt.com