Me një rregull të ri presidenti amerikan Donald Trump kërkonte që të refuzonte sa më shumë azilkërkues në kufirin me Meksikën. Por duket se drejtësia është mbi presidentin në SHBA, pasu gjykatësit hë për hë kanë ndaluar projektin e Trump.
Ligji i ri presidencial parashihte që përpara dhjetë ditësh do refuzohej çdo azilkërkues që vinte nga Meksika, i cili më përpara nuk kishte marrë statusin e refugjatit në ndonjë shtet tjetër.
Kjo parashihte që të ndaloheshin emigrantët ekonomikë, që shfrytëzojnë statusin e azilit.
Numri i emigrantëve ilegalë në SHBA sa vjen e zvogëlohet dhe kjo pas presioneve amerikane që Meksika të kontrollojë më përimtësisht kufirin e saj verior./Foldrejt.com