Të gjitha procedurat gjyqësore në çështjen kundër Donald Trump do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion, njoftoi sot gjykatësi Scott McAfee.
Ai shtoi se do të krijohet një precedent, i krijuar më parë nga kolegu i tij Robert McBurney, pasi të gjitha seancat do të transmetohen në kanalin e gjykatës në YouTube, raporton Guardian, përcjell Fol Drejt.
Ekipet mediatike do të lejohen të përdorin kompjuterë dhe celularë në sallën e gjyqit, por jo për xhirime./FolDrejt/