Një gjykatë turke vendosi sot të ndalojë gjykimin e të dyshuarve për vrasjen e gazetarit Jamal Kashogi dhe ta transferojë atë në Arabinë Saudite, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Sipas raportit, vendimi i gjykatës turke është marrë në një kohë kur Ankaraja dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Riadin.
Javën e kaluar, prokurori kërkoi që gjyqi i Stambollit t’u transferohej autoriteteve saudite në mungesë të 26 të dyshuarve sauditë.