fbpx
E martë, 26 Nëntor, 2024

Gjyshja dhe mbesa e saj shkelen nga kuajt teksa kalojnë rrugën gjatë një gare tradicionale spanjolle – përfundojnë në spital

Lexoni edhe..

Ky është momenti pas të cilit një grua mbeti e lënduar rëndë pasi doli para dy kuajve me mbesën e saj shtatëvjeçare gjatë një gare të famshme spanjolle.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Felisa Castano, 69 vjeçe, kishte përfunduar e lënduar rëndë në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit sot pasi u rrëzua teksa po përpiqej të kalonte rrugën në Arroyo de la Luz, në Spanjën perëndimore.

Ndërsa mbesa e saj është nën vëzhgim në një spital tjetër, por thuhet se po përmirësohet pas incidentit rreth orës 15:00 të së hënës së Pashkëve.

Këtë vit më shumë se 150 kalorës dhe kuaj vrapuan nëpër rrugë, të brohoritur nga vendasit dhe turistët për herë të parë që kur pandemia e coronavirusit detyroi një pushim dy-vjeçar të garës.

Dhe pamjet e publikuara tregojnë momentin tronditës, kur Felisa u godit teksa kalonte përballë kuajve që po afroheshin, ndërsa mbante dorën e mbesës së saj. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme