Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për vështirësitë në trafikun rrugor pas rënies së borës.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se gjysma e dimrit e zë në befasi Qeverinë Kurti.
“Reshjet e borës sot e vështirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj. Janë po të njëjtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga trevjeçare në njëvjeçare. Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!”, ka shkruar Haradinaj.