Një studim i kryer nga Bertelsmann rreth demokracisë dhe tolerancës fetare, nxjer në pah shumë anë pozitive por edhe negative.
Pavarësisht a bëhet fjalë për hebrenj, krishterë ose muslimanë, të gjithë mbështesin njëzëri principet demokratike. 89 përqind e banorëve të Gjermanisë e shohin demokracinë si një formë të mirë qeverisëse. Më e vogël kjo përqindje është te jofetarët (83 përqind), më pas te muslimanët (91 përqind) dhe në fund te krishterët (93 përqind).
Por kur bëhet fjalë për tolerancë fetare, shfaqen deficite, veçanërisht kur bëhet fjalë me islamin.
“Gjysma e gjermanëve e shohin islamin si kërcënim, kurse në Gjermaninë Lindore, ku jetojnë më pak muslimanë, kjo përqindje është më e madhe. 30 përqind e gjermanolindorëve nuk do dëshironin një fqinj musliman, kurse në perëndim kjo shifër është 16 përqind,” përcjell ekskluzivisht foldrejt.com, shkrimin e studimit gjerman.