Skynews citon Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, e cila duke u mbështetur në të dhënat e fundit të inteligjencës britanike, rrëfen për përparimin e forcave ruse në Ukrainë.
Më saktësisht sipas këtyre të dhënave, gjatë dy ditëve të fundit, luftimet janë intensifikuar në qytetin lindor të Severodonetsk dhe “mbi gjysma e qytetit” ka të ngjarë të pushtohet tani nga forcat ruse, duke përfshirë luftëtarët çeçenë, shton ministria.
Forcat ruse po i afrohen gjithashtu qendrës së qytetit. Raporti i inteligjencës vazhdon duke thënë se përtej rajonit të Donbasit, forcat ruse po vazhdojnë të kryejnë sulme me raketa me rreze të gjatë kundër infrastrukturës në të gjithë Ukrainën./FolDrejt/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 1 June 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/eyvBTJ9Q1Y
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/GxpDQY3ua2
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) June 1, 2022