Aktualisht 25 vende, plotësojnë më shumë se një të tretën e grurit që importojnë nga këto dy vende, ndërkohë që raporti i varësisë në disa vende kalon edhe mbi 90 për qind.
Sipas një raporti, 25 vende në Afrikë realizojnë çdo vit më shumë se një të tretën e importeve të grurit nga Rusia dhe Ukraina, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një raport të publikuar nga Konferenca e Tregtisë dhe Zhvillimit (UNCTAD) të OKB-së thuhet se shumë vende në kontinent që janë të varura nga gruri i Rusisë dhe Ukrainës, përballen me krizë ushqimore dhe rritje të çmimeve.
Vendet e Afrikës të cilat në vitin 2018-2020 kanë importuar 3.7 miliardë dollarë grurë nga Rusia dhe 1.4 miliard dollarë grurë nga Ukraina, kryejnë gjithsej 44 për qind të eksporteve të tyre nga këto dy vende.
Aktualisht 25 vende, plotësojnë më shumë se një të tretën e grurit që importojnë nga këto dy vende, ndërkohë që raporti i varësisë në disa vende kalon edhe mbi 90 për qind.
Teksa Somalia dhe Benini realizojnë rreth 100 për qind të importeve të tyre të grurit nga këto dy vende, bëhet e ditur se edhe në Egjipt kjo normë arrin mbi 80 për qind.
Ndërsa 16 vende si Benini, Tanzania, Sudani, Madagaskari, Kongo, Ruanda dhe Senegali realizojnë mbi 50 për qind të eksportit të tyre nga këto dy vende.
Në raport thuhet se edhe pse është e mundur që një pjesë e nevojës për grurë të sigurohet brenda kontinentit, rritja e çmimit të plehrave për shkak të luftës përbën një faktor tjetër rreziku. Për shkak se infrastruktura e transportit dhe kapacitetit të magazinimit është e dobët, është e paparashikueshme se çfarë mund të shkaktojë rritjet e çmimeve që mund të përjetohen në mbarë kontinentin./FolDrejt/