Në raportin e publikuar nga Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut, thuhet se nga gjysmë milioni tentativa për të depërtuar në sisteme kompjuterike dhe softuerike, 22,9 për qind janë bërë nga Kina dhe 20,2 për qind nga SHBA-ja.
Në gjashtë vitet e fundit janë kryer më shumë se gjysmë milioni përpjekje për sulm kibernetik ndaj institucioneve zyrtare në Korenë e Jugut, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas një lajmi të agjencisë Yonhap, në gjashtë vitet e fundit janë bërë 558.674 tentativa për të sulmuar sistemet kompjuterike të disa institucioneve publike në Korenë e Jugut.
Në raportin e publikuar nga Ministria e Brendshme e Koresë së Jugut për këtë çështje, thuhet se nga gjysmë milioni tentativa për të depërtuar në sisteme kompjuterike dhe softuerike, 22,9 për qind e tentativave janë bërë nga Kina dhe 20,2 për qind nga SHBA-ja.
Në raport janë zbuluar 62.532 tentativa për infiltrim në vitin 2017, 94.980 në vitin 2018, 124.754 në vitin 2019, 108.810 në vitin 2020, 101.123 në vitin 2021 dhe 66.427 deri në korrik të vitit 2022./FolDrejt/